Ja si do të ndahen Ministritë në Qeverinë e re

Marrëveshja e arritur dje pasdite në mes të koalicionit PAN dhe Aleancës Kosova e Re ka ndarë edhe hisen e secilës parti në postet ministrore.

Kështu partia e Behgjet Pacollit do ta ketë zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë Ministri, raporton RTK.

AKR-ja, do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, të Bujqësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

PDK e Kadri Veselit do të ketë një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri.

Ministria e Financave, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe Ministria për Dialog.

AAK do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) si dhe postin e kryeministrit.

Nismës do t’i takojnë Ministria e Arsimit, e Tregtisë dhe të Industrisë, si dhe Ministria e Punës dhe të Mirëqenies Sociale dhe një zëvendëskryeministër.

Lista Serbe do të udhëheq me Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe atë për Administrimin e Pushtetit Lokal, do ta udhëheq Lista Serbe, derisa një ministri do t’i jepet minoriteteve tjera.