Ja teoria se si të menaxhoni jetën

Fundi i një dite pune është të shohësh se çfarë ke bërë dhe lista e gjërave që keni ende. Por përsëri ju duket se keni edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. Ju tingëllon e njohur kjo?

Tiffany Dufu, një eksperte e lidershipit të femrave dhe autore e librit të ri “Drop the Ball: Achieving more by Doing Less”, ka një zgjidhje për ju.

Në librin e saj që del në shitje më 14 shkurt, ajo shpjegon se si ka arritur të balancojë karrierën dhe jetën e saj private. Ajo i bën thirrje femrave të mos kërkojnë përsosmërinë në të dyja, si në karrierë dhe në jetën personale: bëj më shumë duke kërkuar më pak nga vetja.

Presioni për të qëndruar para është një arsye që shumë profesionistë janë gati të djegin karrierën e tyre, dhe Dufu rekomandon përdorimin e teorisë së krahasimit të avantazheve, një parim i zhvilluar nga ekonomisti klasik, David Ricardo më 1817, ku shpjegon përfitimet e tregtisë së lirë.

Parimi ekonomik përcakton se vendet duhet të sepcializohen një një klasë të caktuar produktesh për eksport, dhe se pjesën tjetër duhet ta importojnë, edhe pse vendi mund të prodhojë të gjitha produktet më mirë dhe më shpejt.

E aplikuar në shtëpi ajo do të thotë se mund të bëjmë më shumë kur fokusohemi në atë që bëjmë më mirë dhe më me efikasitet, dhe pjesën tjeteër e delegojmë.

“Ne jetojmë jetët tona si parazgjedhje, si një zile në telefon që nuk ndryshon kurrë sepse punon mirë”, ka thënë Dufu për revistën Quartz. Ajo thotë, megjithatë, se nëse fillojmë të bëhemi më selektiv, të zgjedhësh me qëllim që të heqësh disa barra, atëherë mund të arrijmë më shumë.

“Deri në modernizimin e pritshmërive tona mbi atë se kush duhet të bëjë çfarë në shtëpi, ne nuk duhet të shohim kurrë femra në shkallën më të lartë të lidershipit, pak rëndësi ka se sa sponsorizohen apo votojnë për të”, thotë Dufu.

Në faqen e saj, ajo shkruan se objektivi i saj në jetë është “të avancojë gratë dhe vajzat” dhe thotë se ajo përpiqet duke parë “një botë ku zërat dhe dhuratat e femrave janë shfrytëzuar për të mirën e të gjithëve ne.

Nga eksperienca ime them se fuqia vjen nga të paturit një qëllim të qartë dhe pasioni për ta arritur atë. Origjinaliteti, integriteti pa kompromis dhe elasticiteti gjatë rrugës nuk do ta dëmtojë”, thotë Dufu.