Ja votat e Lsdm-se nga shqiptarët

Ashtu edhe siç pritej, LSDM ka arritur të marrë vota të shumta në vendbanimet e pastra shqiptare.

Në Studeniçan, LSDM ka marrë 2515 vota dhe ka dalë partia e parë me vota të fituara në këtë vendbanim, shkruan gazeta KOHA. Në Saraj, partia e Zaevit ka fituar 2951, ose partia e tretë pas BDI-së me 6602 dhe BESA me 3327 vota.

Në Haraçinë, ashtu siç pritej, LSDM ka dalë partia me më shumë vota – 2052, ndërsa në Likovë 768 vota. Në Çair (edhe në pjesën e Njësisë 1 dhe në 2), LSDM ka arritur të marrë 6641 vota shqiptare.