James tregon se cili është klub më i madh Bayerni apo Reali

Transferimi i ri i Bayern Munichut, James Rodriguez, ka provuar menjëherë t’ua marrë zemrën tifozëve të Bayernit.

Kolumbiani ka pranuar të japë një intervistë për Sport Bild ku mes tjerash nuk heziton që të vë Bayernin më lart se Realin.

“Bayerni është një klub i madh si Reali, nëse jo më i madh. Unë gjithmonë kam pasur respekt të madh për Bayernin. Kur e kam menduar nëse duhet të vij në Munich, unë e kam parë ekipin dhe thashë: ‘këtu ka yje si te Reali, kualiteti është i njëjtë”.

“Ne me Ancelottin kemi punuar mirë dhe trajneri më ka munguar, kjo më bën tash të ndihem mirë. Ne kemi një marrëdhënie super të mirë, është mirë të punosh me Carlon. Unë jam i kënaqur që po punojmë sërish së bashku”.

“Te Bayerni shumë lojtarë janë bërë legjenda. Kjo më tërheq edhe më shumë. Dua të shkruaj historinë e këtij klubi”, deklaroi James për Sport Bild.

Deklarata e James shërben si goditje për Real Madridin dhe Zinedine Zidanen për mundësitë e kufizuara sezonin e kaluar, ku ai kishte shumë pak minutazh.