Janë hedhur 150 tonë kripë nëpër rrugët e Shkupit

Ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit nga fillimi i reshjeve të borës kanë hedhur 150 tonë kripë nëpër rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, gjegjësisht në të gjitha urat, rrethrrotullimet, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta në qytet.

Siç informojnë nga qyteti i Shkupit, shërbimi dimëror me vigjilencë e ndjek situatën dhe intensivisht e pastron terrenin.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të lëvizin me kujdes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës. Apelojnë deri te qytetarët, këshillat e shtëpive dhe pronarët e objekteve afariste t’u përmbahen obligimeve ligjore për pastrimin e borës para objekteve të tyre.