Jane izoluar fshatrat malore ne Komunen e Studeniçanit

Bora ka para paralizuar të gjitha rrugët e Komunës së Studeniçanit. Gjendja më e rëndë paraqitet në disa fshatra malor të kësaj Komune. Disa banorë me vetiniciativë, me traktorë kanë filluar të pastrojnë rrugët në Studeniçan.

“Jo nuk ka asnjë iniciativë për pastrim siç mund  ta shihni edhe vetë , mundohemi të gjindemi vetë . Vështirësi kemi shumë, me sëmundje jemi,  rrugët janë të pa lëvizshme jo vetëm kjo por edhe rrugët kryesore”.

“Këtu në fshat nuk ka rrugë të pastruara edhe nuk e kanë në plan që të pastrojnë.  E shihini dhe vet nga shtëpia nuk mund të dalin, nëna është plakë  dhe fëmijë, poshtë është krejt akull. Shihet edhe rruga nuk ka as krip as zall asgjë”.

“Pa vendosjen e zinxhirëve nuk ka gjasa të lëvizësh por nuk kanë marr asnjë hap këta  si komuna për pastrimin e rrugës.  Unë kam qenë edhe në Batincë edhe në Moranë por e njëjta situatë edhe në qytete, nuk jemi të kënaqur  kontributet jepen nga të gjithë qytetarët a pastrimi nuk është siç duhet”.

Por Kreu i Komunës së Studeiçanit Azem Sadiki në linjë telefonike për Alsat tha se ndërmarrja publike rregullisht pastron rrugët, ndërsa për fshatrat malore tha se ka kërkuar ndihëm e Qendrës për Menaxhim me Kriza./Alsat-m