JANKULLOSKA: PSP PUNON ME URDHRAT E ZAEVIT

Prokuroria speciale publike punon me urdhër të Zoran Zaevit dhe ajo çdoherë aktivizohet sipas nevojave të tyre, tha pas seancës dëgjimore, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska. Ajo nuk deshi të japë detaje se për çka është folur në PSP dhe tha se do të respektojë procedurën parahetimore, ndërsa për më shumë informata të pyetet prokuroria. Jankulloska është shprehur se përveç në PSP për këto procedura parahetimore ka qenë në seancë dëgjimore edhe në Prokurorinë publike themelore