Japonezët prodhojnë akulloren që nuk shkrihet

Një grup i studiuesve nga Japonia ka krijuar një akullore që nuk shkrihet, duke e bërë atë ideale për temperatura të larta.

Përbërës kryesor i kësaj akullore është një ekstrakt i polifenolit nga luleshtrydhja, dhe zbulimi u bë nga shkencëtarët e Qendrës për Studim e Zhvillimit në qytetin japonez Kanazawa, transmeton KosovaPress.