Jay-Z e Beyonce ndihmojnë Hillary-n për fushatën


Jay-Z e Beyonce ndihmojnë Hillary-n për fushatën

Me përkrahjen e tyre, Hillary Clinton i ka siguruar disa vota më shumë.

Kandidatja demokrate për presidencën e SHBA-së u shfaq në skenë me Jay Z e Beyonce përpara një turme të madhe njerëzish në Cleveland gjatë fushatës së saj.

Edhe pas vendimit të FBI-së për të ndërhyrë në email-et e Hillary Clinton, kjo nuk i ka bërë njerëzit aspak skeptikë për të dalë në mbrojtje të saj.

Në Cleveland mijëra njerëz brohorisnin emrin e saj.

Jay Z e Beyonce nuk kanë qenë të vetmit artistë që knaë dalë hapur pro Hillary-t. Më parë Katy Perry dhe Madonna, në koncertet e tyre i kanë dhënë një dorë fushatës së Clinton.