Jeta e shfrenuar e themeluesit të “Playboy”, “Kam fjetur me mbi 1000 femra” (Foto)

 

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare themeluesi i revistës “Playboy”, Hugh Hefner, i cili njihet për një mënyrë të jetuari jo fort të zakonshme mes femrave.

via GIPHY

Madje ai vetë ka deklaruar, “Kam fjetur me më shumë se një mijë femra”. Hefner ka nisur publikimin e revistës “Playboy” në vitin 1953, dhe Marlyn Monroe ishte modelja e parë e cila pozoi për këtë revistë. Në kulmin e saj, kjo revistë është shitur në shtatë milionë kopje në muaj.

Themeluesi i kësaj reviste ka jetuar jetën që vetë e kishte portretizuar në revistën e tij. Ai ka pohuar se pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra. Me gruan e tretë, Chrystal Harris, lidhi kurorë në vitin 2012, kur ishte 86 vjeç, ndërsa ajo ishte 60 vjet më e re.

 

Përgjatë viteve të punës së tij, ai është shfaqur përkrah “lepurushëve seksi” të “playboy”, me disa prej të cilave është martuar.

Hefner pëlqente të kujtohej si dikush që ndryshoi botën në mënyrë pozitive, qoftë edhe në një kontekst social intim, duke iu përgjigjur kështu edhe sulmeve të feministëve.

Themeluesi i “Playboy” do të mbetet në kujtesën e njerëzve si njeriu që vishej me rroba të mëndafshta dhe lidhte aventura me femrat.