Jetë miliarderësh: Hyni brenda shtëpisë më të shtrenjtë në botë

Nëse doni të dini se çfarë ëndërrojnë miliarderët, atëherë shihni këtë shtëpi.

Ajo është vlerësuar si shtëpia më e shtrenjtë në SHBA dhe kushton 250 milionë dollarë.

Vila është 3500 metra katrorë dhe është ndërtuar nga Bruce Makowsky.

Vila ka një mobilim luksoz, 12 dhoma gjumi, 21 banjo, tre kuzhina, një pistë bulingu, një kinema, një pishinë olimpike dhe lokalin e vet.

Po ashtu shtëpia ka edhe një dhomë ëmbëlsirash të mbushur me 200 mijë dollarë ëmbëlsira.

Shtëpia ka 130 vepra arti dhe një pistë për helikopterin.

Po ashtu ajo ka një koleksion makinash me vlerë 30 milionë dollarë.

Nëse bleni shtëpinë, shtatë persona do punojnë për ju me pagën e paguar për 2 vite.

Pronari i shtëpisë thotë se janë disa të interesuar për ta blerë.