Jetëgjatësia mesatare në vitin 2030

Vendet e pasura, si Japonia, Zvicra dhe Australia, kanë jetëgjatësinë më të lartë, edhe pse vlerësimet ndryshojnë në varësi të metodologjisë. Hulumtimi i ri del në konkluzionin se deri në vitin 2030 në Korenë e Jugut jetëgjatësia do të zgjatet si për gra, ashtu dhe për burra ,shkruan albinfo.ch. Në vitin 2030 ka të ngjarë që gratë të jetojnë më shumë se 90 vjet, 7 vjet më gjatë, në qoftë se janë të lindur në vitin 2010 pritet që edhe burrat të jetojnë më shumë se 84 vjet.

Deri në vitin 2030 burrat hungarezë pritet të jetojnë një mesatare prej 7.5 vjet më shumë se në vitin 2010, pjesërisht për shkak se disa prej tyre përdorin alkool apo duhan. Zelanda e Re, Australia dhe Kanadaja kanë nivele të ulëta të vdekshmërisë dhe vdekjeve nga aksidentet. Në vendet më pak të pasura jetëgjatësia mesatare është e shkurtër dhe nuk pritet të bëhet më e gjatë. Suedia dhe Japonia kanë gjithashtu gjasa për të shënuar zgjatjet e jetëgjatësisë.