Jetoj 16 vite rrugëve, shteti i ka borxh 100 mije euro

Një e pastrehë në Washington DC, e cila i tha të gjithëve se sigurimet shoqërore i detyroheshin 100 mijë dollarë, më në fund iu vërtetua se kishte të drejtë – pasi jetoi 16 vite në rrugë.

Wana Witter, 80 vjeç, shpenzoi më shumë se një dekadë duke fjetur pranë një restoranti McDoland, së bashku me tre valixhe të saj.

“Ata vazhdonin të mendonin se isha e çmendur, dhe më thonin të hiqja qafe valixhet,” tha Znj.Witter,mama e katër fëmijëve, për Washington Post.

Por çeku me 100 mijë dollarë mbërriti menjëherë në duart e saj pasi u ndihmua nga një punonjës social i quajtur Julie Turner, që më pas i gjeti të pastrehës një avokat.

Beteja e gjatë e Wana me agjencinë federale nisi kur ajo humbi punën si punëtore në fabrikën Corning, e më pas u zhvendos me vajzën e saj në Colorado.Pasi u diplomua për juridik  nuk mundi të gjente punë dhe paratë që merrte nga sigurimet shoqërore nga viti 2006  deri në 2008 vinin në shuma të gabuara. Prandaj ajo i ktheu në mënyrë që të korrigjonin gabimin.

Duke qënë se paratë mbaruan, ajo refuzoi ndihmë nga vajza dhe u dërgua në një qendër të pastrehësh – e më pas në një konsulencë për njerëzit me probleme mendore, megjithëse këmbënguli se po tregonte të vërtetën për faktin se shteti i detyrohej 100 mijë dollarë.