Johnny Depp kërkon 100,000$ dëmshpërblim

CULVER CITY, CA - JANUARY 09: Actors Amber Heard and Johnny Depp attend The Art of Elysium 2016 HEAVEN Gala presented by Vivienne Westwood & Andreas Kronthaler at 3LABS on January 9, 2016 in Culver City, California. (Photo by Alison Buck/Getty Images)

Johnny Depp jo vetëm që nuk ka në plan ta paguajë, por kërkon para nga Amber Heard. Vetëm pak ditë përpara Krishtlindjes, aktori ka firmosur disa dokumente në gjykatë duke kërkuar ndaj Heard një shumë të majme parash.

Ai gjithashtu e ka akuzuar ish-bashkëshorten se ka dashur ta bëjë mediatike historinë e tyre vetëm për pak vëmendje më shumë.

Ndërkohë, avokati i Amber Heard ka thënë se kjo ishte një përpjekje e dështuar e Depp për të marrë disa para më shumë.

Ai ka theksuar se nëse kjo do të gjykohet seriozisht si kërkesë, atëherë edhe klientja e tij do të ketë pretendime të tjera lidhur me dhunën që ka ushtruar aktori ndaj saj.