Jugohrom të ndalojë me punë, qytetarët meritojnë ajër të pastër.

 

Me skadimin e afatit të Kombinatit “Jugohrom”, zv/Kryeministri i Republikës së Maqedonisë z.Festim Halili dhe Ministri i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinorë z.Bashkim Ameti, më informuan për vendimin e Inspektoratit shtetërorë për Ekologji dhe ndjekjen e rrugës juridike të Institucioneve përkatëse për zhvillimin e mëtutjeshëm të procedurës juridike.

Në bazë të dispozitave juridike, konform rregullativës ligjore, Inspektorati shtetërorë për Ekologji organ ky nën varësi të Ministrisë për Ambient Jetësore, duke konstatuar mos përmbushjen e kritereve për instalimin e filtrave, deri në afatin e paraparë që buron nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ka marrë vendim që të shqiptoj masën e ndalimit me punë të këtij kombinati.

Dua edhe njëherë të ritheksoj, që si Komunë, kemi shprehur qartë edhe më herët qëndrimin tonë i cili ishte i qëndrim që mer për bazë në radhë të parë shqetësimin e banorëvë të Pollogut, që nënkupon instalimin e filtrave nga ana e kombinatit “Jugohrom” si dhe rregullimin e statusit të punëtorëve duke i subvencionuar ata nga ana e Qeverisë së RM-së, zgjidhje kjo që ka në konsideratë edhe statusin social të punëtorëve të atij kombinati.

Si autoritete e përshëndesim vendimin e organeve shtetërore për të vepruar konform ligjit dhe vullnetit të qytetarëve të Pollogut.