Juve-Real, e dini cila ka shpenzuar më shumë për të ndërtuar ekipet aktuale?

 

Real Madridi ka shpenzuar shumë më shumë se Juventusi për të ndërtuar skuadrën që e menaxhon sot Zinedine Zidane.

“Goal.com” ka bërë një krahasim të dy skuadrave me lojtarët që kanë blerë gjatë viteve për të ndërtuar skuadrat e sotme. Spanjollët kanë shpenzuar së paku 200 milionë më shumë se italianët.

25 lojtarët që ka Zinedine Zidane në dispozicion, i kanë kushtuar Real Madridit 638.2 milionë euro, derisa Juventusi e ka ndërtuar skuadrën për shumën e 422.03 milionë euro.

Lojtarët që i kanë kushtuar më shumë Juventusit janë Gonzalo Higuain (90 milionë), Gianluigi Buffon (53) dhe Paulo Dybala (40). Kurse më të shtrenjtit në Madrid janë, Gareth Bale (100 milionë), Cristiano Ronaldo (94) dhe James Rodriguez (80).

Pra në total, për të ndërtuar këtë skuadër, Reali ka shpenzuar 638.2 milionë euro, derisa Juventusi 422.03 milionë euro