Juventusi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve

 

Juventusi është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Juventus është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi në gjysmëfinale eliminoi Monacon, raporton Gazeta Blic

Gjiganti italian ka siguruar finalen në Cardiff, pasi ka eliminuar skuadrën franceze Monaco me rezultat të përgjitshëm 4:1 pas dy gjysmëfinaleve.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të zhvilluar në “Juventus Stadium”, biankonerët triumfuan me rezultat 2:1, pas fitores 0:2 në takimin e parë.

Mario Mandzukic dhe Dani Alves ishin golashënuesit për Juventusit, derisa për Monacon golin e nderit e realizoi Kylian Mbappe.

Juventusi tani e pret fituesin e takimit Atletico – Real Madrid, për të mësuar se cili do të jetë kundërshtari në finalen e 3 qershorit që do të luhet në Uells