Juventusi prezanton blerjen më të re (Foto)

Skuadra e Juventusit vazhdon të investojë për të ardhmen. Ditën e sotme klubi bardhezi ka zyrtarizuar afrimin më të ri në skuadër. Bëhet fjalë për Rikardo Orsolinin, i cili i ka kushtuar kampionëve të Italisë 6 milionë euro.

Orsolini vjen nga skuadra e Askolit, dhe luan si mesfushor anësor. Ndërkohë, kontrata e tij është nënshkruar deri në vitin 2021.

Transferimi i këtij lojtari është bërë publik nga faqa zyrtare te Juventusit në “Facebook”, ku bëri të ditur edhe faktin se paratë për blerjen e Orsolinit do të paguhen me dy këste./IndeksOnline/