K. F Shkëndija nuk lejon praninë e tifozëve mysafirë në ndeshjen e sotme futbollistike

Përmes një njoftimi zyrtar dërguar Komisionit për siguri, K. F Shkupit, SPB-së të Tetovës dhe asaj të Shkupit, K. F Shkëndija bën të ditur se nuk do të pranojë tifozë të jashtëm në ndeshjen e sotme të futbollit në mes të K. F Shkëndijës dhe K. F Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në arsyetimin e klubit thuhet se ”për shkak se nuk ka kushte të përshtatshme të parapara për tzifozët mysafirë, K. F Shkëndija njofoton se nuk mund që të pranojë ardhjen e tifozëve mysafirë në Stadiumin e qytetit në Tetovë, …, e gjithë kjo është në interes të ikjes së ngjarjeve të padëshirueshme, në situatë kur kushtet nuk e lejojnë të kundërtën.”

Përndryshe, kjo ndeshje e javës së tretë u shty me kërkesë të K. F Shkëndijës, për shkak të angazhimeve në kualifikimet e Europa League. Ndeshja luhet sot në ora 14. e 30.

shkendija-tetove