‘Ka një bombë në tren’, shqiptari jep alarmin në trenin e linjës Milano-Romë dhe më pas …

Treni i linjës Milano-Roma ka bërë një ndalesë urgjente në Firence që ti ushtrohej një kontrolli pas një alarmi për bombë.

Ngjarja ka ndodhur në mesnatë.

Ka qenë një shqiptar që ka thënë se në tren kishte një bombë. Nuk dihet ende nëse shqiptari e ka thënë për tu justifikuar pasi nuk kishte biletë, apo për ndonjë arsye tjetër.

Menjëherë treni është ndaluar në Firence dhe të gjithë pasagjerët janë zbritur në tokë, shkruan SYRI.net.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, ata xheniere dhe urgjenca.

Disa prej pasagjerëve kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

Kontrolli i trenit mësohet se ka përfunduar rreth orës 02:20 minuta të mëngjesit të sotëm dhe sipas medias italiane, aty nuk është gjetur asnjë gjë e dyshimtë.

Më pas të gjithë pasagjerët kanë rifilluar udhëtimin sipas destinacioneve të tyre.