KADAJ-BUJUPI: KOSOVA IMPORTON THËNGJILL, QYTETARËT FLENË MBI TË

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka deklaruar se miniera e Sibovcit po rrezikohet të mbyllet në qershor për shkak të mos veprimit të Qeverisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se ndërtimi i mbi 260 objekteve pa leje ka ndikuar në ndërprerjen e punimeve për nxjerrjen e thëngjillit, përderisa ka obliguar Kosovën të importoj thëngjill ndërsa qytetarët flenë mbi të.

Ajo ka thënë se me ndërtimin e këtyre objekteve janë rrezikuar familje të tëra ndërsa edhe është pamundësuar puna për nxjerrjen e thëngjillit.

Kadaj-Bujupi ka propozuar një mocion për votim, ku kërkohet nga Qeveria të lirojë zonën e veçantë, të themelohet korporata publike e thëngjillit, të hetohen dhe të ndërmerren masa ligjore që prej atyre që kanë penguar zgjerimin e minierës.

Deputetja Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, ka thirrur në interpelancë kryeministrin Isa Mustafa interpelancë kjo që ishte paraparë të mbahej në seancën e kaluar por për shkak të mungesës së Kadaj-Bujupit është duke u mbajtur sot./Insajderi.com