Kadri Veseli: Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen

Gjatë një interviste në “Xing me Ermalin”, kreu i kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka folur për Shqipërinë e Madhe dhe alternativën që një ditë Kosova dhe Shqipëria të jetë një shtet i vetëm.

Ai është pyetur nga Ermali se si do të ndahen pushtetet nëse kjo ndodh? Veseli është shprehur se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen të dyja në Bashkimin Europian, ndërsa e ka vënë theksin se tashmë të rinjtë janë më pranë njëri-tjetrit.

“Fëmijët tanë kanë më shumë komunikim dhe mund të vijnë sa herë të duan, e anasjelltas”, ka thënë ai. Më tej, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shpjeguar se të rinjtë duhet të punojnë për një bashkim të shqiptarëve në BE dhe natyrisht për të mirën e kombit tonë.