Kadri Veseli uron skuadrat kosovare për licencimin në UEFA

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar sot skuadrën e re kampione të Kosovës në futboll, KF Trepça’89 nga Mitrovica, për marrjen e licencës për pjesëmarrje në garat e UEFA-s.

I pari i PDK-së ka përgëzuar edhe FC Prishtinën, KF Llapin dhe FK Ferronikelin.

“Urime të përzemërta futbollistëve, shtabit teknik dhe të gjithë “Torcida”-s me rastin e licencimit të kampionit të ri të Kosovës në futboll, KF Trepça’89, për pjesëmarrje në garat e UEFA-s. I përgëzoj edhe FC Prishtinën, KF Llapin dhe FK Feronikelin për marrjen e licencës. Suksese!”, ka shkruar Veseli në urimin e tij në rrjetin social Facebook.