Kafe bari i shqiptarëve në Londër merr çmimin “Love London Awards”

Mirëpo, ky çmim nuk është i pari për këtë loakal, interieri i të cilit është punuar nga arkitekti shqiptar Përparim Rama, pasi që, “My Place”, brenda këtij viti ka zënë vendin e parë edhe në “London Lifestyle Awards 2016”, shkruan KultPlus.

Abedin Shahini dhe Samir Maqedonci, janë bashkëpronarë të kafe barit “My Place”, në Londër, dhe të njëjtit janë shpërblyer si më të mirët në “ Love London Awards” , çmim ky i cili sapo i është konfirmuar. Për këtë çmim ka njoftuar vet Samir Maqedonci, i cili ka njoftuar se ky çmim i madh i ka takuar pikërisht lokalit të tyre.

Mirëpo, ky çmim nuk është i pari për këtë loakal, interieri i të cilit është punuar nga arkitekti shqiptar Përparim Rama, pasi që, “My Place”, brenda këtij viti ka zënë vendin e parë edhe në “London Lifestyle Awards 2016”./KultPlus.com