Kah po shkon PDSH-ja, opozitë apo në qeveri

Në kohën kur po zhvillohen negociatat mes LSDM-së dhe partive shqiptare, në PDSH-në e Menduh Thacit mbretëron një heshtje totale, njofton agjencia e lajmeve INA.

As një deklaratë apo sinjal rreth gatishmërisë së kësaj partie për t’iu bashkangjitur garniturës së re qeveritare.

Deri më tani kemi vetëm një deklaratë të deputetit të PDSH-së, Bardhyl Dauti,  I cili në një paraqitje publike deklaroi se, Partia Demokratike Shqiptare do të jetë opozitë konstruktive.

“PDSH-ja si opozitë që është do të jetë konstruktive dhe do të përkrah çdo nisnë institucionale që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve, reformat e mirëfillta si dhe debllokimin e proceseve integruese në NATO dhe BE”,  është shprehur Spahiu.

Ndërkohë, edhe lideri i partisë, Menduh Thaci disa herë ka deklaruar se Partia Demokratike Shqiptare është opozita e vërtetë shqiptare në Maqedoni