Kali që shpëtoi jetën e tij duke pikturuar

Metro është një kalë i njohur si garues i mirë, por që pësoi një problem dhe kishte vështirësi në lëvizje. Artisti, Ron zbuloi një ide të jashtëzakonshme si të shpëtonte jetën e kalit me anë të pikturës.

Metro fitoi gara të mëdha por pas dëmitimit në patkonj dhe në kockat e gjunjve, e kishte të pamundur që të vazhdonte.

“Unë e mësova se si të merrte furcën me hundë dhe të pikturonte,” – thotë Ron, i cili e adoptoi kalin 14-vjecar.

Me kalimin e kohës, ai filloi të lëvizte dhe të bënte piktura aq të mira, sa dilnin në shitje nëpër galeri.