KALIFORNI, 504 PERSONA KËRKUAN TË SHFRYTËZOJNË “TË DREJTËN E VDEKJES”

Në shtetin federal amerikan të Kalifornisë nga viti i kaluar është legale që të sëmurët me sëmundje të pashërueshme t’i japin fund jetës duke përdorur preparate të cilat i përcaktojnë mjekët, ndërsa deri sot “të drejtën e vdekjes” dëshiruan të shfrytëzojnë së paku 504 persona në këtë shtet federal, raporton AA.

Organizata joqeveritare Compassion&Choices publikoi një studim i cili merret me numrin e banorëve të Kalifornisë që gjatë vitit të fundit kanë dashur të shfrytëzojnë “të drejtën e vdekjes”. Kjo organizatë ka konstatuar se së paku 504 persona kërkuan preparate.