Kamarierët e ministrave në Maqedoni duhet të plotësojnë disa kushte

Kamarierë me uniforma të reja do t’i shërbejnë ministrat e Qeverisë së re. Zyra për çështje të përgjithshme ka nënshkruar tender për furnizim të uniformava hotelierike. Veshja e kamarierëve dhe gatuesve, siç parashikohet, do të kushtojë 762 mijë denarë ose më shumë se 12 mijë euro.

Sipas dokumenteve të tenderit, Qeveria do të blejë 35 kostume për meshkuj, 25 kostume për femra dhe 120 këmisha të bardha për meshkuj dhe femra. Ndërsa shtesë do të blehen edhe këpucë të zeza.

Përveç kamarierëve, veshje të re do të kenë edhe gatuesit në kuzhina. Për ata kërkohet veshje të bardha, kapela dhe doreza.