Kamioni fut nën rrota 3 vjeçarin, e pabesueshme ç’ka ndodh më pas!

Email

Një djalë 3 vjeçar në Kinë është shtypu nga një kamion, por aty ndodh mrekullia.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin fatal, kur një gjyshe po tentonte të kalonte rrugën bashkë me nipin e saj.

Një kamion vjen me shpejtësi dhe të moshuarës i “merr” nga dora karrocën me fëmijën.

Ngjarja ka ndodhur në qarkun Anji të provincës Zheijang të Kinës Lindore gjatë këtij muaji. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se gruaja dështon të kalojë në semafor, ndërsa kamioni merr nën rrota fëmijën.

Gjyshja bërtet dhe kamioni ndalet më pas. Në panik, shoferi tërheq karrocën nga poshtë mjetit të tij të madh duke nxjerr fëmijën prej andej, i cili për fat kishte marrë vetëm lëndime të vogla.

Policia lokale tha se shoferi kishte marrë përgjegjësinë e plotë për aksidentin.