Kanada, ngjitje në ujvarën e ngrirë 141 metra të lartë

Alpinisti Klemen Premrl ka qenë në disa nga vendet më spektakolare dhe më të frikshme të globit. Së fundi pasionin e tij të ngjitjes e ka çuar në një hap më të guximshëm. Ai ka filluar ngjitjen në ujëvarën e ngrirë Helmeken në Kanada. Por në këtë ngjitje ai përballet me shumë rreziqe. Lëvizja më e vogël mund t’i shkaktojë pasoja fatale.

Kur ujëvara Helmeken më erdhi në mendje ndryshoi gjithçka Ngjitja në akull është shumë e vështirë. Unë besoj se jeta fillon kur del jashtë zonës së komfortit. Frika është gjithmonë e pranishme por momentin që e fillojë rrugëtimin tim frika largohet – u shpreh Klemen Premrl, alpinist.

Ujëvara e ngrirë Helmeken është 141 metra e lartë dhe madhësia e kamave të akullit arrin përmasat e një veture familjare.

 Shefkije Alasani