Kanadaja hap dyert për emigrantët, priten 450 mijë në 2017-n

Kanadaja pritet të rrisë ndjeshëm numrin e emigrantëve që mirëpret në vend çdo vit, por ekspertët paralajmërojnë se kjo rritje duhet të shoqërohet me rritje të ndihmës ekonomike.

Ministri i Emigracionit John McCallum pritet të zbulojë objektivat e reja javën e ardhshme.

Kërkesat e reja për emigrantë janë bërë për kompesimin e sfidave demografike të projektuara në Kanada, duke përfshirë një popullsi në plakje dhe rritje në boshllëqet e punës. Objektivi në vitin 2016 ishte 300 mijë emigrantë të ardhur në vend.

“Por këshilli për rritjen ekonomike ka rekomanduar që numri i të ardhurëve në vit të jetë 450 mijë për 5 vitet e ardhshme, me një fokus në njerëzit e mirë-arsimuar dhe të orientuar drejt biznesit,” tha McCallum

Megjithatë ky proces në publikun kanadez është shoqëruar me debate, që sipas skeptikëve nuk duhet rritur numri i kërkesës së emigrantëve në një kohë që papunësia është e madhe, sidomos tek të rinjë.