Kançeska-Milevska: Nuk e njoh personin që më përqafoi në Kuvend

 

Nuk njihem me personin që më përqafoi në Kuvend”, deklaroi Elizabeta Kançeska-Milevska, në hapjen e objektit të ri të Filarmonisë së Maqedonisë.

Kançeska-Milevska për mandatarin Zoran Zaev dhe kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, tha se mund të blejnë bileta nëse janë adhurues të muzikës.

Në këtë ngjarje të pranishëm janë funksionarë të ndyshëm të VMRO-DPMNE-së, mes të cilëve edhe kryetari Nikolla Gruevski, i cili refuzoi të përgjigjet nëse do të vazhdojë të mbetet kryetarë i VMRO-DPMNE-së.