Kançeska-Milevska: Zaev mendoi se duke dalë në rrugë do të vijë në pushtet

Rrënim i institucioneve shtetërore, hudhje me gurë, ngjyrosje e përmendoreve, shkatërrim i kulturës dhe historisë sonë, dhe tani po komentojnë pse disa qytetarë kanë dalur dhe në mënyrë të qetë po protestojnë dhe mbrojnë vullnetin e tyre. Nuk do të lejojmë të anashkalojnë vullnetin e Maqedonisë, ishin fjalët e ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se populli i cili e votoi OBRM-PDUKM-në, gjegjësisht 450 mijë qytetarë deklaruan se kush do t’a udhëheq shtetin dhe kush do të vazhdojë t’a mbrojë sovranitetin e Maqedonisë.