Kançeska sot përballë Fatime Fetait

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 në çdo moment pritet në bisedë informative të arrijë ministrja për kulturë Elizabeta-Milevska Kançeska, e dyshuar në rastin ‘Tenderët’, lëndë e PSP-së, shkruan Fokus, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kançeska sot do të përballet me argumentet e Prokurores Fatime Fetai dhe gjykatës së procedurës paraprake.

Gjykata duhet të vendos nëse të dyshuares do t’i merret pasaporta, masë parandalues të propozuar nga PSP-ja.