Kandidatët e BDI në terren për punimet te Ura e Boshkut

Bashkimi Demokratik për Integrim promovoi dhe inspektoi punimet në rrugën Dibër – Mavrovë, respektivisht trasenë te Ura e Boshkut, projekt që është pjesë e premtimeve që ka bërë BDI, për rehabilitim infrastrukturor të këtij rajoni.
Kandidati për deputet i njesisë zgjedhore nr.6 Ylli Mirzo tha se projekti për rehabilitimin inftrastrukturor të kësaj rruge është bazuar në përbetimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, përkatësisht atë të zhvillimit ekonomik.
“Ky projekt ka për bazë përbetimin që BDI ka bërë për zhvillim ekonomik pasi me lidhje të mirë infrastrukturore e zhvillojmë biznesin, hapim vende  të reja të punës dhe e ngritim standardin e jetës së qytetarëve”, u shpreh z. Mirzo i cili rikujtoi se jashta Rrugës së Arbrit, projekt ky i Republikës së Shqipërisë, kandidatët e BDI-së zotohen se projektet nga kufiri me Shqipërinë, të cilët janë edhe në prgramin dhe platformën e BDI-së dhe që bëjnë lidhje infrastrukturore mes Dibrës dhe qendrave të mëdha, do ti realizojmë në afat sa më të shkurtë.
Ndërsa zv/ ministri i transportit dhe lidhjeve z.Faton Pollozhani, tha se realizimi i këtij projekti paraqet një nga premtimet që ka bërë BDI në vazhdën e shumë projekteve tjera infrastrukturore tashmë të realizuara.
“Me realizimin e këtij projekti, Bashkimi Demokratik përmbush një premtim të rëndësishëm edhe për qytetin e Dibrës. Gjitha projketet tona për rrugë rajonale janë realizuar njëqind përqind. Një pjesë e projekteve janë në realizim e sipër dhe do t përfundojnë në mandatin e ardhshëm”, tha z. Pollozhani.
Qeveria e përbërë nga BDI, këtë projekt e ka paraparë në programin 2014-2018, duke e ndarë në dy faza, atë Mavrovë – Zherovnicë në gjatësi prej 12 km dhe vlerë 2.5 milion euro, si dhe faza Dibër – Ura e Boshkut e gjatë 8.5 km dhe vlerë prej 2.5 milion eurove. Në këtë promovim u bë e ditur se tanimë janë bërë përgaditjet teknike edhe për projektin infrastrukturor Burim – Ura e Garit i cili do shtrihet në trase prej 12 km dhe do kushtojhë 25 milion euro ndërsa punimet fillojnë vitin që vjen.