Kandidatët e BDI-së për deputet të Njesisë së gjashtë zgjedhore, sot zyrtarisht filluan fushatën elektorale

Kandidatët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për deputet të Njesisë së gjashtë zgjedhore, sot zyrtarisht filluan fushatën elektorale ku vizituan Zonën e lirë ekonomike në Tetovë ku realizuan takim me udhëheqësit e kompanisë investuese NORMAK Investment GROUP.

Kandidati për deputetë në këtë njësi zgjedhore Talat Xhaferri theksoi se barazia ekonomike, ndarja e barabart e resurseve do jenë dy shtyllat në të cilat do mbështetet paltforma e BDI-së në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahet më 11 dhjetor.

Jo rastesisht vizita jonë fillon pikërisht nga sektori i biznesit privat, gjegjesisht nga Zona e lire ekonimike e Tetovës. Kjo zonë në afat rekord arriti të periftojë dy gjigand investues në makro biznesin privat. Ne si deputet të ardhshëm të Parlamentit të Maqedonisë, me këtë vizitë shprehim garancën tonë për çdo ndihmë dhe mbështetje të investuesëve të huaj dhe të brendshëm”, theksoi Talat Xhaferi kandidat për deputet i BDI-së në njësinë e gjashtë zgjedhore.