Kandidatët për Sarajin, optimistë për rezultatin zgjedhor

Katër kandidatët për kryetarë të Komunës së Sarajit kanë shpalosur në një debat për Medial.mk, programet e tyre për zgjedhjet lokale të 15 tetorit.

Kandidati i BDI për Komunën e Sarajit Blerim Bexheti, është shpreh optimistë se BDI do të korrë fitore që në rrethin e parë dhe se përkrahja nga qytetarët për të është e pakontestueshme.

Ndërsa, kandidati i Lëvizjes Besa për Komunën e Sarajit Bashkim Bakiu, nuk ka dashtë të futet në përllogaritje, por është shpreh se në Saraj ka ardhur koha e ndryshimeve, dhe kjo frymë po ndihet gjithandej.

Nga ana tjetër kandidati i partisë Aleanca për Shqiptarët Ekrem Alija, ka pohuar se subjekti i tij politik për herë të parë paraqitet në zgjedhje lokale, por dëshirat dhe aspiratat e partisë së tij janë kalim në raundin e dytë.

Kurse, kandidati i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Sefedin Aliu, është shpreh optimistë se subjekti i tij politik, si synim ka përsëritjen e rezultatit në zgjedhjet e kaluara lokale, kur PDSH u radhitë subjekti i dytë politik pas BDI-së, por kërkon që në rrethin e dytë të korrë fitore.

Të përmendin se në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2013, kandidati i BDI-së Bekim Murati mblodhi gjithsej 8.888 vota, ndërsa ai i PDSH-së Azbi Nuredini kishte grumbulluar 6.387 vota. Por në këto zgjedhje do të jetë edhe pjesëmarrja e Lëvizjes BESA dhe e Aleancës për Shqiptarët të cilët për herë të parë do të dalin në mejdan lokal.