Kapen 19 minj brenda një dite, familjaret braktisin shtëpinë

Një person i cili kapi 19 minj në shtëpinë e tij brenda një periudhe kohore 24-orëshe tha se familja e tij u detyrua ta lërë shtëpinë për arsye sigurie.

Michael McCann, bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët po qëndrojnë tek miqtë e tyre pasi lëvizën nga shtëpia e tyre në Belfast.

Ata thanë për Belfast Live se shtëpia e tyre me qira ishte e mbushur nga brejtësit kur u kthyen pas pushimeve.

Çifti tha se kishin dhe një mace por e kishin lënë të mbyllur në kafazin e madh të maces.

McCann tha: “Kapa 8 minj në 12 orë, më pas 4 të tjerë, dhe brenda 24 orëve kapa në total 19 copë. Ishin minj të mëdhenj ngjyrë gri. Kishin pamje të shpifur dhe të mendosh që i kishim brenda në shtëpi, pranë fëmijëve tanë, është akoma më e tmerrshme. Ne jemi kujdesur për shtëpinë në mënyrën më të mirë të mundshme, por minjtë janë të shumtë, dhe janë të rrezikshëm për shëndetin e të gjithë familjes kështu që nuk mund të rrinim më atje”.

Rutland Street, Belfast