Kapen mijëra automatikë, mortaja, mitralozë dhe granata në kufi me Serbinë

Policia serbe ka kapur në kufirin jugor me Maqedoninë një arsenal të tërë ushtarak, i cili ishte destinuar të hynte në këtë shtet. Bëhet fjalë për mijëra armë automatike, mitralozë, fishekë dhe mjete shpërthyese, të cilat do t’i kishte zili çdo ushtri rajonale, shkruan Blic.rs, përcjell Albeu.com.

Në arsenalin e armëve të kapura në afërsi të Preshevës dhe Bujanovcit gjenden edhe një numër i madh granatash dhe predhash, të cilat do të shërbenin për një beteje të gjatë.

Nuk dihet cili është destinacioni final i këtij armatimi, por mediat serbe spekulojnë se ai ishte nisur për tek grupet shqiptare të UÇK-së në Maqedoni.

Armatimi në fjalë kapet në një moment kur Maqedoni po kalon një situatë të tensionuar pas zgjedhjeve të dhjetorit 2016 duke mos patur ende një qeveri të mirëfilltë, ndërkohë që një javë më parë dhjetra paramilitarë të maskuar, mbështetës të VMRO-së hynë në Kuvend pas zgjedhjes së Talat Xhaferit kryetar duke dhunuar për vdekje edhe disa deputetë, përfshi edhe Ziadin Selën.