Kapet autori i atentatit në Stamboll natën e ndërrimit të viteve

I dyshuari si autor i atentatit në Stamboll natën e ndërrimit të viteve është arrestuar bëjnë të ditur mediat turke

Abdulkadir Masharipov besohet se ka kryer sulmin në klubin Reina duke shkaktuar 39 të vdekur

Ai është arrestuar në një lagje të Stambollit e njohur si Esenjurt

Qytetarë nga Izraeli, Franca, Tunizia, Libani, India, Belgjika, Jordania dhe Arabia Saudite ishin mes viktimave dhe dhjetra të tjerë u plagosën

I ashtuquajturi Shteti Islamik mori përsipër atentatin duke deklaruar se ishte hakmarrje për përfshirjen e Turqisë në Siri.

Momenti i arrestimit te te dyshuarit si autor te sulmit ne Stamboll