Kapet banda e ‘arkeologëve’, nxirrnin nga Apolonia qindra objekte të lashta për t’i trafikuar

Kapet banda e 'arkeologëve', nxirrnin nga Apolonia qindra objekte të lashta për t'i trafikuar

Disa qindra objekte arkeologjike janë grabitur nga Parku Arkeologjik i Apollonisë në Fier, ndaj Policia e Shtetit ka ndërmarrë një operacion të kuduar si “Apollonia” për të zbuluar dhe arrestuar grabitësit.

Dje, pas disa muajsh hetime, ka arrestuar në flagrancë 2 prej grabitësve dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Të arrestuarit janë:

Toni (Ermir) Fasko, 35 vjeç dhe Saimir Fasko, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Radostinë, Fier.

Në kërkim u shpallën: A.F, 41 vjeç dhe E.F, 53 vjeç.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhe të gjatë kohe në mënyre të paligjeshme kanë gërmuar në parkun kombëtar të mbrojtur të “Apollonisë” ku kanë nxjerrë rrethe 230 objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramike të cilat pasi i grumbullonin në banesat e tyre i pregatisnin me qellim trafikimin e tyre. U sekuestruan në cilësin e provës materiale objekte arkeologjike si bronx, hekur dhe qeramikë.

Gjithashtu në banesën e njërit prej prej tyre u sekuestrua një paisje dedektor për gjurmim i antikuareve.

Meterialet arkeologjike të sekuestruara do t’i kalojnë për vlerësim Ministrisë së Kulturës. Materialet proceduriale do t’i kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për veprat penale “Vjedhja e veprave të artit e kulturës” dhe “Trafikimi i veprave të artit e kulturës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 138 dhe 138/a/2 të Kodit Penal.