Kapet drogë në autobusin e linjës Gjakovë-Austri

Dy persona janë arrestuar në stacionin policor në Gjakovë, pasi që të njëjtit (në bashkëpunim), kishin planifikuar që me autobus të vijës-linjës Gjakovë-Linz (Austri) të dërgojnë një sasi të substancës narkotike marihuanë.

Substanca e dyshuar sipas PK-së është zbuluar derisa i dyshuari ka tentuar që çantën  me substancën e dyshuar ta fus në bagazhin e autobusit pa u identifikuar.

Njësitet policore kanë konfiskuar substancën e dyshuar, dhe po ashtu kanë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë bastisjes kanë gjetur e konfiskuar: tre telefona, një orë dore-Rolex, dhe para të gatshme 233.50 €.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.