Kapitenja ajrore më e re në Botë

Vetëm një dekadë pasi eksploroi qiejtë si një kadete adoleshente, Kate McWilliams ka vërtetuar se është një fluturuese e vërtetë në lartësi – pasi është cilësuar si pilotja komerciale më e re në botë, në moshën 26 vjeçare.

Pilotia e linjës ajrore “Jet”, është ngritur në detyrë nga oficere e parë në kapitene, një gradë e cila arrihet zakonisht nga pilotë shumë më të vjetër.

Pasi mori mësime që në moshën 13 vjeçare, Kate drejtoi fluturimin e saj të parë kur ishte 16 vjeç, dhe nisi të stërvitej si pilote në ditëlindjen e saj të 19.

McWilliams tha për Daily Mail se stafi në kabinë dhe pasagjerët e pyesin përditë për moshën, dhe suprizohen kur zbulojnë se sa shpejt ka arritur të jetë një kapitene.

“Personalisht mendoj se mosha ime nuk ka rëndësi. Kam kryer të gjithë trajnimet dhe kurset e komandave si çdo kapiten tjetër kështu që kam vërtetuar se i kam aftësitë për një pozicion të tillë” është shprehur ajo.

Javën e kaluar 26 vjeçarja nga Britania e Madhe fluturoi nga Gatwick në Maltë krahë Luke Elsowroth, i cili në fillim të këtij viti u shpall si piloti më i ri në Angli, në moshën 19 vjeçare.

38C5C3A200000578-3806882-image-a-11_147484497797138C5C4FA00000578-3806882-image-a-9_1474838877247