Kaq jashtëqitje brenda ditës janë normale

Kur flitet për jashtëqitjen, ka që mendojnë se ajo është tërësisht gjë private.

Por arsyet që ajo bëhet temë, lidhen me shëndetin. Ka shumë njerëz që kanë probleme me jashtëqitjen dhe nuk kërkojnë ndihmën e doktorit për shkak se turpërohen.

Por që deri sa jashtëqitje mund të llogariten normale brenda ditës? Ka njerëz që e bëjnë një herë, disa deri në tri herë brenda ditës, e disa pak herë në javë.

 

Për një të rritur, normale është që të ketë jashtëqitje një herë, por edhe në deri në tre herë brenda ditës, nëse gjendja nuk vazhdon për periudhë më të gjatë.

Por që nëse ndodh më rrallë se tre ditë, apo më shumë se tre herë brenda një ditë atëherë duhet të drejtoheni të mjeku, pasi që trupi juaj mund të ju sinjalizojë se diçka nuk është në rregull.//klanKosova/