Karateistja Fiona Zeqiri nga Tetova më e suksesshme në Slloveni (FOTO)

Karateistja Fiona Zeqiri me prejardhje nga Tetova, anëtare e Karate klubit “Musrka Sobota ” u  zgjodh një ndër tri sportistet më të suksesshme  në komunën Murska Sobota të  Republikës Sllovenisë, në një konkurrencë të fortë ku ka të  regjistruar më shumë se 4000 sportistë. Ajo tri vjet rradhasi  zgjidhet si një ndër sportistet më të mira në këtë komunë.

Puna, disiplina, qëndrueshmëria e saj nën ushtrimet e trajnerit Milan Zadravec e kanë sjellë të korr fitore me tituj të lartë në vend dhe arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2014 e fitoi medaljen e argjend në Kampionatin Evropian në Londër, viti 2015 në Kampionatin Evropian në Portugali medaljen e artë si dhe në 2016 në Romani e fitoi medaljen e bronztë krejt në IKU (International Karate Union). Ajo garon në karate-luftime dhe është  anëtare e kombëtares sllovene që garon në IKU.

Tash është duke u përgatitur për  të marr pjesë në garat e ardhshme që do të mbahen në Irlandë.