Kasaphane në një fshat afgan, vriten 50 persona

Rebelët afganë kanë sulmuar sot një fshat në veri të Afganistanit, duke vrarë të paktën 50 njerëz, në mesin e të cilëve ka gra dhe fëmijë, njoftuan zyrtarët afganë.

Një zëdhënës i guvernatorit të provincës Sar-e Pul, thotë se sulmuesit, në mesin e të cilëve kishte edhe ekstremistë të huajë, i vunë zjarrin 30 shtëpive në fshat.