Katër aksidente dje në Shkup, një këmbësor i lënduar rëndë

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër është lënduar më lehtë në dy nga katër aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Shkup. Në dy aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas evidencës së SPB Shkup, dje nga ana e policisë rrugore, janë sanksionuar 23 shoferë, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dy kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, 12 e kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi, gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa katër shoferë të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe detyrimeve të shprehura me shenjat e vendosura të komunikacionit.

Janë sanksionuar edhe 11 këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit për këmbësorë, respektivisht kanë kaluar në dritë të kuqe në semafor, ndërsa janë hasur edhe 30 automjete të parkuara në vende joadekuate.

Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 63 automjete.