Katër ditë deri në fund të fushatës zgjedhore

Katër ditë deri në fund të fushatës zgjedhore sot partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare vazhdojnë me prezantimin e programit të tyre zgjedhor para qytetarëve.

Koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” sipas axhendës së tyre zgjedhore do ta prezantojë programin në Tetovë.

Rilindja me BESË do të mbajë tubim te Sheshi Skenderbe – Dibër dhe tek Restorant META në Ohër, si dhe në Strugë tek Pallati i Kulturës.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, do të mbajë tubime në Berovë dhe Dellçevë, ndërsa Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të mbajë tubime në Kriva Pallankë dhe në Kumanovë.

Karvani zgjedhor i Koalicionit për ndryshime dhe drejtësi i udhëhequr nga Lidhja demokratike, do ta vizitojë Kumanovën, ndërsa pasdite do të mbajë tubim në “Zhena park” në Shkup.