Katër fëmijë gjenden të gjallë në rrënojat e hotelit te goditur nga orteku

Mund të konsiderohet vërtet një mrekulli. Katër fëmijë janë gjetur të gjallë në rrënojat e hotelit  “Rigopiano” në Itali, dy ditë pasi u godit nga ortek dëbore.

Mediat italiane bëjnë me dije se ata u gjetën poshtë dyshemesë. Fëmijët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Katër fëmijët i shtohen dhe 6 të mbijetuarve të nxjerrë më herët duke e çuar në 10 gjithsej numrin e të mbijetuarve nga tragjedia.

Kërkimet vijojnë edhe pse temperaturat janë disa gradë nën zero.

Stuhia goditi hotelin të mërkurën pasdite vonë, me 18 janar, vetëm disa orë pas katër tërmeteve që goditën Italinë qendrore, të gjithë me magnitudë mbi 5 ballë.

Zyrtarët zjarrfikës dhe autoritetet lokale thanë se më shumë se 30 persona, përfshirë katër fëmijë, kanë qenë në ndërtesë ne momentin e goditjes nga orteku.

Qeveria italiane pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa një gjykatë në Pescara ka hapur hetimet me argumentin se reagimi emergjent ishte i ngadaltë.

/Oranews.tv/