Katër lojtarët që ndikuan në shkarkimin e Ranierit

Jamie Vardy, Kasper Schmeichel, Wes Morgan dhe Marc Albrighton janë katër lojtarët që kanë marrë pjesë në takimin e famshëm me pronarin e Leicesterit në Sevilla pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

The Times raporton se katër lojtarët ishin në mesin e anëtarëve të skuadrës që biseduan me Vichai Srivaddhanaprabha një ditë para se të shkarkohej Claudio Rainieri.

Gazeta britanike The Sun sot ka raportuar se yjet e Leicesterit janë takuar katër herë me pronarët e klubit me qëllim që të shkarkohej Ranieri, transmeton Koha.net.

Takimi i parë kishte ndodhur në muajin dhjetor, por tensionet ishin shumë të larta që prej humbjes befasuese nga Hull City.

Gazeta raporton se lojtarët e Leicesterit ishin njoftuar se menaxheri do të shkarkohej para ndeshjes së Ligës së Kampionëve. Bordi i klubit kishte shprehur se me informimin për shkarkim, lojtarët do të tregonin formë më të lartë kundër Sevillas.

Takimi i fundit mes disa lojtarëve kryesorë dhe pronarit të klubit u mbajt me pëlqimin e Ranierit.